
FONDI I KOMPENSIMIT
Fondi i Kompensimit, është nje Fond i veçantë që krijohet për kompensimin e palëve të dëmtuara si pasojë e një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga një mjet motorik.
Byroja Shqiptare e Sigurimit është administruese e Fondit të Kompensimit, përgjegjës për pagesën e dëmeve rrjedhur nga aksidente automobilistike, shkaktuar nga mjete të pasiguruara apo të paidentifikuara.

Udhetoni te qete jashte Shqiperise
Qytetaret shqiptare mund te pajisen me Çertifikaten Nderkombetare te Sigurimit (Karton Jeshil) ne pikat kufitare Muriqan, Hani I Hotit, Gramob, Vermosh dhe ne qytetin Shkoder.

Reduktimi i tarifës së Çertifikatës Ndërkombëtare të Sigurimit nga data 1 prill 2025.
Shoqëritë e Sigurimit, anëtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, kanë miratuar reduktimin e tarifës së Çertifikatës Ndërkombëtare të Sigurimit (Karton Jeshil) në 50 euro, duke filluar nga data 1 prill 2025.

Lëshimi i Kartoni Jeshil
Kartoni Jeshil
Kartoni Jeshil apo Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit Motorrik, çertifikon dhe garanton sigurimin e Përgjegjësisë Civile ndaj palëve të treta, në të gjitha vendet Anëtare pjesë e Sistemit të Kartonit Jeshil, në përputhje me legjislacionin dhe kufijtë minimalë të mbulimit të sigurimit në vendin e aksidentit.

RREGULLORE
MBI ADMINISTRIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT
Kjo rregullore përcakton rregullat e detyrueshme mbi administrimin e Fondit të Kompensimit dhe mbi delegimin, trajtimin, pagesën dhe rimbursimin e praktikave objekt i Fondit të Kompensimit, sipas parashikimeve të kësaj rregulloreje dhe legjislacionit në fuqi.

Me ka ndodhur një aksident automobilistik ne Shqiperi.
Ku duhet të drejtohem për tërheqjen e vlerës së dëmshpërblimit ?
1. Ne rast se mjeti shkaktar i aksidentit eshte i pasiguruar apo i paidentifikuar, ju duhet te drejtoheni menjëherë pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit për akordimin e vlerës së dëmshpërblimit.
Lajme dhe Publikime
Në Shqipëri ndodhin më shumë se 50 aksidente çdo ditë.
Pasojat e rrjedhura nga këto aksidente janë materiale dhe shëndetësore.
Të gjithë qytetarët që përfshihen pa faj në aksidente me makinë dhe pësojnë dëmtime fizike kanë të drejtën e dëmshpërblimit.
Në cdo rast , drejtohuni personalisht pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit apo kompanive të sigurimit , për përfitimit e vlerës së dëmit të llogaritur sipas ligjit.