Rr. Luigj Gurakuqi, Hyrja 1, Ap 19, Tirane, 1005, Albania

Funksionet e BSHS

Byrotë dhe Shoqëritë e Sigurimit të cilat janë anëtare të tyre dhe që janë të liçencuara të lëshojnë një policë sigurimi që mbulon përgjegjësinë ndaj palës së tretë, përbëjnë bazat e Sistemit të Kartonit Jeshil. Byrotë furnizojnë anëtarët e tyre me Karton Jeshil dhe garantojnë dëmshpërblimin e drejtë të palëve të treta të dëmtuara. Byrotë ndahen në Byro Paguese dhe Byro Trajtuese. Ekzistenca e një police sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në vëndin ku ndodh aksidenti, është një kusht i domosdoshëm. Ekzistenca e Kartonit jeshil i ndihmon automobilistët në rast aksidenti në çdo vend të Sistemit të Kartonit Jeshil sepse mbulimi i tyre në sigurim dhe Kompania e Sigurimit që ka lëshuar policën mund të përcaktohet lehtësisht, dhe si pasojë, pagesa e dëmshpërblimit të palës së dëmtuar mund të bëhet pa ndonjë vonesë.

Byroja Paguese: Është ajo Byro që është plotësisht përgjegjëse për kartonat jeshil që anëtarët e saj (kompanitë e sigurimit) i lëshojnë klientëve të tyre. Ajo garanton mbulimin në sigurim në përputhje me legjislacionin në fuqi, të vëndit ku ndodh aksidenti ,edhe në rastet kur siguruesi nuk ka mundësi pagese.

Byroja Trajtuese: Është Byroja e vëndit ku ka ndodhur aksidenti. Kjo byro është e detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim pasi ka ndodhur një aksident në vëndin e saj,i cili mbulohet nga një Karton Jeshil i një Byroje tjetër. Byroja trajtuese duhet ta trajtojë kërkesën për dëmshpërblim ,në të njëjtën mënyrë si të ishte një policë e lëshuar nga vetë kjo Byro. Kjo do të thotë që Byroja Trajtuese vepron në të njëjtën mënyrë si vepron cdo Shoqëri Sigurimi në vëndin e saj. Ajo pranon deklaratat, dokumentat ligjore,thirjet në proceset gjyqësore lidhur me aksidentin, bën investigimin e ngjarjes dhe paguan palën e dëmtuar. Por, gjithashtu byroja trajtuese ka për detyrë të mbrojë interesat e siguruesit të huaj që ka lëshuar kartonin jeshil , në të njëjtën mënyrë sikur vetë kjo byro ta ketë lëshuar këtë karton jeshil, duke u bazuar në faktin që kartoni jeshil është i vlefshëm dhe mbulon datën e aksidentit.

Insurance Quote