Korrespodenti është një strukturë e specializuar/shoqëri sigurimi, e certifkuar për trajtimin e dëmeve të shkaktuara nga aksidente automobilistike, në territorin e Republikës së Shqipërisë, i emëruar si i tillë nga një Byro e huaj.
Aktiviteti si korrespodent ushtrohet pasi subjektet të kenë plotësuar kriteret për t’u emëruar si korrespodent, në përputhje me Rregulloren përkatëse dhe Rregulloren e Brëndshme të Këshillit të Byrove.