Byroja Shqiptare e Sigurimit është administruese e Fondit të Kompensimit, përgjegjës për pagesën e dëmeve rrjedhur nga aksidente automobilistike, shkaktuar nga mjete të pasiguruara apo të paidentifikuara.
Palët e dëmtuara në një aksident automobilistik brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, shkaktuar nga një mjet i pasiguruar apo i paidentifikuar, kanë të drejtën e dëmshpërblimit nga Byroja Shqiptare e Sigurimit, e konkretisht Fondi i Kompensimit.
Shoqëritë e sigurimit, anëtare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik, janë të detyruara të kontribuojnë cdo vit financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjestim të drejtë me primet bruto, të shkruara në këto lloj sigurimesh, në vitin paraardhës.
Aksident në Shqipëri
Në rast aksidenti brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, lutemi të mbani parasysh udhëzimet si më poshtë:
• Në rast se pala e dëmtuar (këmbësor, biciklist) ka pësuar një aksident nga një mjet motorik i pasiguruar apo i paidentifikuar, kërkesa për dëmshpërblim drejtohet direkt te Byroja Shqiptare e Sigurimit
• Në rast se pala e dëmtuar është pasagjer në mjetin e dëmtuar në një ngjarje aksidentale, të siguruar pranë një shoqërie sigurimi, atëhere pala përfituese mund të drejtohet direkt te kjo shoqëri sigurimi, edhe pse përgjegjes në cdo rast është Byroja Shqiptare e Sigurimit
Kujdes *
Dëmi material shkaktuar nga një mjet motorik i paidentifikuar refuzohet për dëmshpërblim, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.10076/2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit“.
Sigurimi i Detyrueshëm
Pronari i cdo mjeti transporti, përpara përdorimi të mjetit, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi, si edhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim.
Pronarët e mjeteve të transportit public të pasagjerëve janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidentëve të pasagjerëve në transportin public.
Shmangia nga detyrimi i mësipërm, i jep të drejtën Byrosë Shqiptare të Sigurimit të rimbursojë nga personi përgjegjës (shkaktari i pasiguruar i mjetit motorik) shumën e paguar,shpenzimet dhe interesat.
Kujdes *
Kontrata e sigurimit hyn në fuqi në orën 24:00 të ditës së përfundimit të kontratës dhe mbaron në orën 24 :00 të ditës së fundit të kohëzgjatjes së kontratës.