Para se të ndodheni në situatën e një aksidenti
JU RIKUJTOJMË
- Mos udhëtoni me automjet të pasiguruar
- Zbatoni me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor gjatë drejtimit të automjetit tuaj.
- Verifikoni në çdo moment vlefshmërinë e policës tuaj të sigurimit si edhe mbani me vehte në automjet gjithë dokumentacionin e mjetit, përfshirë edhe policën e sigurimit.
1. Instruksione kur përfshihesh në një aksidenti
Kur ndodheni si palë e përfshirë në një aksident, duhet që:
- Të ndihmoni personat e plagosur dhe të njoftoni menjëherë policinë.
- Të siguroni numrat e targave dhe identitetin e drejtëuesit të automjetit tjetër të përfsshirë në aksident.
- Të skiconi me përafërsi skenën e aksidentit, duke treguar pozicionimin e automjeteve të përfshira në aksident dhe rrethana të tjera për ngjarjen e ndodhur.
- Të mos merrni përsipër përgjegjësinë për Rastin e Sigurimit, nëse nuk jeni të bindur për të.
- Njoftoni menjëherë dhe pavonesë, degën më afërt të shoqërisë së sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit.
- Pajisuni me një kopje të njehsuar të Procesverbalit të konstatimit të shkeljes (gjobës), të lëshuar nga Policia.
- Kërkojini shkaktarit të dëmit plotësimin e Vërtetimit Miqësor të ngjarjes – Njoftim i rastit të sigurimit.
- Mos riparo mjetin pa njoftuar dhe marrë miratimin e shoqërisë ku je i siguruar.
Nëse shkaktari i dëmit është i pasiguruar apo është i pajisur me Karton Jeshil, praktika e dëmit trajtohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.
2. Dokumentacioni për paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim
Në përputhje me Ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm” dhe Rregulloren e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të dalë në zbatim të ligjit, në rastin e përfshirjes në një aksident, duhet të plotësohet dhe paraqitet dokumentacioni përkatës për të përfituar dëmshpërblimin e dëmit.
Pala e dëmtuar nga aksidenti, në varësi të llojit të dëmit të pësuar duhet të plotësojë dokumentacionin e mësposhtëm në varësi të:
A. Dëmeve Shëndetësore.
B. Dëme Materiale.
C. Dëme JoPasurore.
A. Dokumentat për dëme shëndetësore
Dokumentat për dëmet shëndetësore ndahen si më poshtë:
A.1. Dokumenta të Përgjithshme
a. Njoftimi / kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim e regjistruar pranë shoqërisë së sigurimit (ose në Byro kur shkaktari rezulton i pasiguruar apo me policë Karton Jeshil).
b. Konfirmim i mbulimit në sigurim lëshuar nga shoqëria e sigurimit të mjetit shkaktar të aksidentit.
c. Formulari i vërtetimit miqësor të ngjarjes.
d. Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen.
e. Vendimi i Prokurorisë/Gjykatës për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë plagosje të rënda apo vdekje.
f. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës për përgjegjësitë në aksident, kur njëri nga drejtuesit e mjeteve motorike të përfshirë në aksident rezulton me vdekje ose plagosje të rëndë, ose vëndimi i prokurorisë kur çështja është pushuar.
A.2. Dokumentat specifike
a. Çertifikata familjarë dhe Letërnjoftimi / ID.
b. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit.
A.3. Për dëme shëndetësore me pasojë vdekje
Përvec atyre të parashikuara në pikën 1 dhe 2 do të përfshihen edhe dokumentat e mëposhtëme:
a. Skeda e vdekjes;
b. Çertifikata e vdekjes.
c. Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtareve të të ndjerit.
A.4. Për dëme shëndetësore me paaftësi të përhershme
Përvec atyre të parashikuara në pikën 1 dhe 2 do të përfshihen edhe dokumentat e mëposhtme:
a. Raporti i paaftësisë së përhershme për punë i cili duhet të shprehë në
përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar në tabelën “Shkalla e
humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”.
b. Radiografi/ Skaner/ Rezonancë manjetike/epikrizë/anamezë, fletështrimi dhe fletëdalja nga spitali dhe cdo dokument tjetër që ndihmon në vlerësimin e dëmit i lëshuar nga organet kompetente.
A.5. Për dëme shëndetësore me paaftësi të përkohëshme
Përveç atyre të parashikuara në pikën 1 dhe 2 do të përfshihet edhe raporti i paaftësisë së përkohëshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi kompetent.
B. Dokumentat për dëme materiale
Dokumentat për dëmet materiale ndahen si më poshtë:
B.1. Dokumenta të Përgjithshme:
a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim e regjistruar
pranë shoqërisë së sigurimit.
b. Konfirmimi i mbulimit në sigurim nga shoqëria e sigurimit, të mjetit
shkaktar të dëmit.
c. Formulari i Vërtetimit miqësor të ngjarjes.
d. Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen;
e. Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje
dhe/ose plagosje të rënda.
f. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur njëri nga drejtuesit e mjeteve motorike të përfshirë në aksident rezulton me vdekje ose plagosje të rënde), ose vëndimi i prokurorisë kur cështja është pushuar.
B.2. Dokumentat specifike
a. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar;
b. Akt ekspertimi i demit:
c. Foto të mjetit shkaktar të dëmit.
d. Foto të mjetit ose objektit të dëmtuar;
e. Modeli i kerkeses per demshperblim;
Dokument:
* Internal Regulation;
* Explanatory Memorandum of IR;
* Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm”;
* Rregullorja e AMF-së;
* Adresa e Byrove Anëtare KB;
* Specimen Karton Jeshil;