Në Shqipëri ndodhin mbi 50 aksidente çdo ditë.
Pasojat e këtyre aksidenteve janë materiale dhe shëndetësore.
Të gjithë qytetarët që janë përfshirë në mënyrë të pafajshme në aksidente automobilistike dhe pësojnë lëndime fizike kanë të drejtë në dëmshpërblim.
Në rast se mjeti që shkaktoi aksidentin është i pasiguruar, i paidentifikuar ose me sigurime të huaja, palët e dëmtuara nga këto ngjarje kanë të drejtë të marrin dëmshpërblim nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve.
Në rast të kundërt, dmth. mjeti shkaktar i aksidentit është i siguruar në një kompani sigurimesh, atëherë personat e dëmtuar në këto ngjarje kanë të drejtën e dëmshpërblimit nga kjo kompani sigurimesh.
Në çdo rast, kontaktoni personalisht Byronë Shqiptare të Sigurimeve ose shoqëritë e sigurimit për përfitimin e vlerës së dëmit të llogaritur sipas ligjit.
Dhënia e vlerës së dëmshpërblimit do të bëhet menjëherë pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm sipas ligjit të posaçëm të sigurimit.
Ju lutemi vini re në çdo kohë detyrimin për të siguruar mjetin motorik për aq kohë sa ky mjet transporti qëndron në qarkullim.
Përkundrazi, përveç masave administrative në vlerë monetare me ligj, çdo shkak aksidenti me një mjet të pasiguruar, ka detyrimin t’i kthejë Byrosë çdo shumë të paguar nga kjo e fundit për këto ngjarje.