Tarifimi i automjeteve me targa shqiptare, me të drejtë udhëtimi drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë 15-ditore, mbetet i pandryshuar, në çmimin prej 15 euro.
Qytetarët shqiptarë mund të pajisen me Çertifikatën Ndërkombëtare të Sigurimit (Karton Jeshil) në pikat kufitare: Qafë Thanë, Tushemisht, Bllatë, Goricë dhe Morinë.
Kjo është masa e dytë që ndërmerret nga Shoqëritë e Sigurimit, në një hark të shkurtër kohor, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi, më 1 shkurt 2025, të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi.
Çertifikata Ndërkombëtare e Sigurimit (Karton Jeshil) vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur mjeti përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku zbatohet sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston e dëmit.
Kjo masë lehtësuese, e aplikuar nga Shoqëritë e Sigurimit, pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në intensifikimin e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.