Rr. Luigj Gurakuqi, Hyrja 1, Ap 19, Tirane, 1005, Albania

Udhetoni te qete jashte Shqiperise

Shoqerite e Sigurimit anetare te Byrose Shqiptare te Sigurimit me vendimin e dates 15.01.2025 kane miratuar reduktimin e tarifes se Çertifikates Nderkombetare te Sigurimit (Karton Jeshil) ne 50 Euro, duke filluar nga data 01 Shkurt 2025 i cili do te jete i vlefshem me afat 1 – vjeçar, per autoveturat me te drejten e udhetimit vetem drejt Republikes se Malit te Zi. Tarifimi I automjeteve me targa shqiptare me te drejten e udhetimit drejt Republikes se Malit te Zi, per periudhen 15 ditore mbetet e njejte, ne çmimin prej 15 Euro.

Qytetaret shqiptare mund te pajisen me Çertifikaten Nderkombetare te Sigurimit (Karton Jeshil) ne pikat kufitare Muriqan, Hani I Hotit, Gramob, Vermosh dhe ne qytetin Shkoder.

Reduktimi I tarifes te Çertifikates Nderkombetare te Sigurimit (Karton Jeshil) nga Shoqerite e Sigurimit, anetare te Byrose Shqiptare te Sigurimit, me vendet fqinje eshte aplikuar qe prej vitit 2018, per territorin e Malit te Zi, 15 Euro me afat 15 – ditor dhe per territorin e Maqedonise se Veriut qe prej vitit 2022.</big

Çertifikata Nderkombetare te Sigurimit (Karton Jeshil) vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur mjeti përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston e demit.

Kjo mase lehtesuese e aplikuar nga Shoqerite e Sigurimit pritet te kete nje ndikim te drejteperdrejte ne intesifikimin e levizjes se qytetareve te Republikes se Shqiperise drejt Republikes se Malit te Zi.

Insurance Quote