Sistemit i Kartonit Jeshil

Sistemi i Kartonit Jeshil lehtëson rrjedhën e trafikut rrugor në kalimin e kufijve në Europë dhe garanton kompensimin e viktimave vëndase të aksidenteve të shkaktuara nga automobilistët e huaj.
Në Europë, çdo vit, ndodhin më shumë se 500.000 aksidente midis automobilistëve që nisin udhëtimin nga shtete të ndryshme të Sistemit të Kartonit Jeshil. Nëse ju përfshiheni në një aksident rrugor ne vëndin tuaj,i cili shkaktohet nga një mjet me targa të huaja, ju mund të zgjidhni kërkesën tuaj për dëmshpërblim nëpërmjet Sistemit të Kartonit Jeshil.Ju mund tia drejtoni këtë kërkesë për dëmshpërblim Byrosë Tuaj Kombëtare të Sigurimeve Motorike, e cila do të shlyejë këtë kërkesë në përputhje me ligjin kombëtar në fuqi. Më pas Byroja Kombëtare do t’i drejtohet Siguruesit të automobilistit që është përgjegjës për aksidentin.

Sistemi i Kartonit Jeshil u themelua në vitin 1949, duke u bazuar në Rekomandimin Nr. 5, të miratuar nga Grupi i Punës i Komitetit të Transportit të Brëndshëm mbi Transportin Rrugor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Komisioni Ekonomik për Europën)

Një sistem që përfshin 45 Shtete!
Sot, Sistemi i Kartonit Jeshil ka 45 anëtarë, të cilët janë kryesisht shtete Europiane, si dhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani,për arsye historike. Kohët e fundit edhe Rusia është bashkuar me Sistemin e Kartonit Jeshil.

Sistemi i Kartonit Jeshil, një lehtësues për kalimin e kufijve!
Cdo automobilist që nget një automjet ma targa të regjistruara në një nga këto 45 shtete,falë Sistemit të Kartonit Jeshil, është i çliruar nga detyrimi për tu pajisur me një policë kombëtare sigurimi në kufi(policë kufitare), nëse ai/ajo është i pajisur me një çertifikatë ndërkombëtare sigurimi(Karton Jeshil). Kjo çertifikatë përfaqëson një sigurim që mbulon të gjitha përgjegjësitë që mbulon sigurimi i detyrueshëm i vëndit të vizituar.Këto përgjegjësi mund të rrjedhin nga aksidentet e shkaktuara nga automobilisti me pasoja dëmshpërblimi material ose shendetësor për palët e treta. Kartoni Jeshil njihet,pa ndonjë formalitet apo shpenzim tjeter,si provë e mbulimit në sigurim në zbatim të ligjit mbi sigurimin e detyrueshëm të miratuar nga Autoritetet e vëndit të vizituar. Rekomandimi Nr. 5 i’a ka besuar lëshimin e Kartonit Jeshil një organizate qëndrore të njohur nga Shteti, të themeluar nga Siguruesit dhe e pranishme në çdo shtet anëtar: Byroja e Siguruesve Motorikë. Megjithatë, shpërndarja dhe shitja e Kartonit Jeshil i është besuar Siguruesve

Lehtësimi i shlyerjes së kërkesave për dëmshpërblim!
Përvec lehtësimit në kalimin e kufijve, Sistemi i Kartonit Jeshil organizon gjithashtu dhe shlyerjen e kërkesave për dëmshpërblim.
Byroja e Siguruesve Motorikë e vëndit të vizituar mbron palët e dëmtuara nga mjetet e siguruara me një Karton Jeshil.Më pas, kjo Byro është e autorizuar,duke u mbështetur në autorizimin e dhënë nga Byroja që ka lëshuar kartonin jeshil, të ndjekë procedurat ligjore lidhur me cdo kërkesë për dëmshpërblim.Byroja trajtuese gjithashtu mund të trajtojë dhe të shlyejë kërkesa për dëmshpërblim në emër të Byrosë që ka lëshuar kartonin jeshil.
Kur Byroja trajton një kërkesë për dëmshpërblim,ajo merr parasysh kushtet e policës së sigurimit dhe nëse përputhen me ligjin kombëtar mbi sigurimin e detyrueshëm mbi palët e treta. Kompensimi i paguar, së bashku me shpenzimet operative dhe tarifën e trajtimit për të cilën është rënë dakord,rimbursohen plotësisht nga Byroja që ka lëshuar kartonin jeshil.
Për këtë arsye,qeveritë e atyre shteteve të cilat janë anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil kanë rënë dakord që të mos pengojnë transferimin e vlerës së nevojshme për  shlyerjen e borxheve që rrjedhin nga trajtimi i kërkesave për dëmshpërblim. Aktivitetet individuale të Byrove të Siguruesve Motorikë të çdo shteti koordinohen nga Këshilli i Byrove,me seli në Bruksel.Këshilli i Byrove është një organizëm teknik jo-politik dhe është organizata menaxhuese e Sistemit të Kartonit Jeshil.

Përmirësimi i Sistemit të Kartonit Jeshil
Me rritjen e trafikut rrugor ndërkombëtar,u bë e qartë që kontrolli në pikat kufitare për  vlefshmërinë e kartonave jeshil të automobilisteve kërkonte shumë kohë dhe krijoheshin pengesa për lëvizjen e lirshme të personave dhe mallrave,veçanërisht brënda strukturës së një Tregu të Përbashkët. Për këtë arsye, Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian, Andora, Kroacia, Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni ranë dakord që targat e vlefshme të këtyre shteteve do të zëvëndësonin Kartonin Jeshil dhe do të ishin provë e mjaftueshme për mbulimin në sigurim. Si pasojë e këtij vendimi, për këto 32 shtete ,kartoni jeshil nuk është më një dokument që kërkohet kur kalon kufirin. Kartoni jeshil është akoma një çertifikatë ndërkombëtare sigurimi për të gjitha shtetet e tjera anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil.

Rezoluta e konsoliduar mbi Lehtësimin e Transportit Rrugor Ndërkombëtar
Rekomandimi Nr. 5, i cili është miratuar 60 vjet më parë ,ka pësuar disa ndryshime. Përmbajtja e tij tani shfaqet në Aneksin 1 të Rezolutës së Konsoliduar mbi Lehtësimin e Transportit Rrugor Ndërkombëtar, të miratuar në vitin 2004 nga Komiteti i Transportit Rrugor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, të gjitha parimet bazë të shkruara në Rekomandimin Nr.5, edhe pse ka disa përjashtime,vazhdojnë të jenë të aplikueshme.