RREGULLORE

PËR MËNYRËN Ë MIRATIMIT, FINANCIMIT DHE ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT TË BSHS

 

Neni 1

OBJEKTI

Kjo rregullore ka për objekt të përcaktojë rregulla mbi mënyrën e miratimit, financimit dhe administrimit të Buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

Neni 2


BAZA LIGJORE

Kjo rregullore miratohet në bazë dhe për zbatim të Nenit 42, pika 7 të Ligjit nr.10 076, datë 12.02.2009  “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit. 

Neni 3

MËNYRA E HARTIMIT TË BUXHETIT TE BSHS

 

1.Byroja Shqiptare e Sigurimit brënda datës 15 Dhjetor të vitit ushtrimor harton projekt Buxhetin e BSHS.

2.Në hartimin e projekt Buxhetit të BSHS, Byroja mbështetet në:

            1. Realizimin e buxhetit të vitit paraardhës ushtrimor.

2. Parashikimin e nevojave shtesë në veprimtarinë e BSHS për vitin për të cilin po    hartohet projekt buxheti, i shoqëruar me relacionet shpjeguese.

3. Buxheti i Byrosë Shqiptare të Sigurimit duhet të pëmbajë dy zëra:
            a. Zëri shpenzimeve administrative
            b. Zeri i investimeve

 

Neni 4

PROCEDURA E MIRATIMIT TË BUXHETIT

 

Byroja Shqiptare e Sigurimit harton projekt buxhetin dhe ja paraqet  për shqyrtim Këshillit Administrativ.

Pas shqyrtimit nga Këshilli Administrativ, projekt buxheti i paraqitet për miratim Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve dhe me propozim të këtij të fundit i dërgohet për miratim Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Neni 5

FINANCIMI DHE ADMINISTRIMI I BUXHETIT TË BSHS

1.Buxheti i Byrosë Shqiptare të Sigurimit financohet nga të gjithë Anëtarët e Byrosë në mënyrë të barabartë.

2. Me miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Byroja Shqiptare e Sigurimit njofton mbi kontributin që duhet të derdhë në buxhetin ë Byrosë çdo Anëtar për vitin ushtrimor.

3. Derdhja e kontributit në buxhetin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit bëhet brënda 30 ditëve kalendarike nga miratimi i tij prej Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

4. Shoqëritë e Sigurimit financojnë shtesë në buxhet në rastet kur fondi i parashikuar rezulton të jetë i pamjaftueshëm.

5. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miraton shtesën e fondit për buxhetin pas propozimit të bërë nga Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve.

6. Shtesa e buxhetit e parashikuar në paragrafin 4 dhe 5 të këtij neni do të financohet nga të gjithë Anëtarët në mënyrë të barabartë brënda 30 ditëve kalendarike nga miratimi i tij prej Autoritetit.

7. BSHS, çdo 6 mujor, informon Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve lidhur me administrimin dhe financimin e buxhetit.

 

Neni 6

SANKSIONE

Në rast se Anëtarët e Byrosë nuk derdhin kontributin në Buxhetin e BSHS, Byroja njofton Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për shkeljen.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vendos ndaj Anëtarëve sanksionet e parashikuara në Nenin 52, pika3, ç) dhe pika 4 të Ligjit Nr. 10076, datë 12.02.2009 “ Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

Miratuar me Vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nr.9, datë 28.01.2010.