RREGULLORE

“PER KRIJIMIN, LLOGARITJEN, FINANCIMIN, ADMINISTRIMIN  E FONDIT TE KOMPENSIMIT DHE KRYERJEN E PAGESAVE TE DEMEVE ”

(Miratuar me Vendimin e Bordit te Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare nr. 22 date 19/03/2010)

Në mbështetje te neneve 29 pika 3 dhe Nenit 46, pika 2, të Ligjit nr.10 076, datë 12.02.2009  “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit”, me propozimin e Byrosë Shqiptare te Sigurimit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

MIRATON

Neni 1
OBJEKTI

Kjo rregullore përcakton rregulla në lidhje me administrimin e Fondit të Kompensimit.

Neni 2
Përcaktimi i Termave

Te gjithë termat e fushës mbi sigurimin e detyrueshëm ne sektorin e transportit te përdoruar ne këtë Rregullore kane kuptimin e dhënë ne ligjin Ligji Nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit”.

Neni 3
Krijimi, Llogaritja dhe Financimi i Fondit të Kompensimit

1. Fondi i Kompensimit ka për qëllim pagesën e dëmeve pasurore dhe jo pasurore sipas parashikimeve të neneve 21, 29, 30 e 31 të Ligjit nr. 10 076, date 12.02.2009, dhe miratohet çdo vit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me propozimin e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve te Byrosë.

2. Fondi i Kompensimit administrohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve dhe përbëhet nga:

  1. Kontributi i  përvitshëm i çdo shoqërie sigurimi, anëtare të BSHS.
  2. Burime të tjera të parashikuara në nenin 45, pika 3 të Ligjit Nr. 10076 datë     12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e Transportit”

3. Fondi i kompensimit llogaritet sipas Aneksit nr.1 bashkelidhur kesaj rregulloreje.

4. Kontributi vjetor i çdo shoqërie sigurimi llogaritet per cdo vit nga BSHS në përpjesëtim të drejtë me primet bruto, të shkruara në sigurimin e detyrueshem, në vitin paraardhës.

5. Baza e te dhënave për llogaritjen e kontributit te shoqërive te sigurimit do te jene primet bruto, te shkruara për sigurimet e detyrueshme te pergjegjesise se mbajtësit te një mjeti motorik me mbulim brenda territorit te RSH të 10 mujorit të vitit paraardhës të marra zyrtarisht nga  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe parashikimit 2 mujor të çdo shoqërie sigurimi. Afatet, procedura e financimit dhe axhustimi i Fondit te Kompensimit do te behet ne perputhje me parashikimet e Rregullores te AMF, “Per standartet e raportimit dhe mbikeqyrjes te Byrose Shqipetare te Sigurimit”

6. Byroja me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve, brenda datës 30 Nëntor të çdo viti, i propozon për miratim Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare, përqindjen e kontributit në Fondin e Kompensimit për vitin e ardhshëm kalendarik.

  •  
  • 7. Me propozim te Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve te Byrose dhe me miratim te AMF, shoqerite e sigurimit financojne shtese te Fondit te Kompensimit ne rastet kur fondi i parashikuar rezulton te jete i pamjaftueshem per te kryer pagesat. Shtesa e Fondit te Kompensimit llogaritet ne te njejtin raport qe ze cdo anetar i Byrose ne Fondin e Kompensimit per vitin ushtrimor.

8. Pas miratimit nga AMF te shumës së kontributeve në Fondin e Kompensimit Byroja njofton shoqëritë e sigurimit për permbushjen e detyrimeve përkatëse.

  • 9. Shoqëritë e sigurimit  do te hapin  ne një nga bankat e nivelit te dyte ne RSH  llogari qëllimore për Fondin e Kompensimit . Kjo llogari do te titullohet “Emri Shoqërisë –Fond Kompensimi” dhe do te shërbeje vetëm për pagimin e dëmeve te Fondit te Kompensimit. Kjo llogari preket pas marrjes nga shoqeria e sigurimit te dokumentit “autorizim per pagese”  te percaktuar ne piken 4 te nenit 6 te kesaj rregulloreje.

 

10. Çdo shoqëri sigurimi brenda datës 15 te çdo fillim 3-mujori duhet te këtë te depozituar ne llogarinë e saj te Fondit te Kompensimit shumen qe i korrespondon kontributit te saj ne fondin e kompensimit për 3-mujorin përkatës te vitit ne fjale dhe depoziton prane Byrose brenda te njejtes periudhe konfermen bankare lidhur derdhjen e kontributit dhe gjendjen e Fondit te Kompensimit.

Neni 4
Rezerva mbi Fondin e Kompensimit dhe Fondi shtesë

1. Rezerva mbi Fondin e Kompensimit është rezerva qe krijohet pranë çdo shoqërie sigurimi për te siguruar financimin e Fondit te Kompensimit. Ajo llogaritet për demet e Fondit te Kompensimit te ndodhura por te pa raportuara (IBNR). Kjo rezerve llogaritet nga Byroja. Pavarësisht, llogaritjes se Rezervës mbi Fondin e Kompensimit, ne asnjë rast kjo Rezerve nuk mund te jete me e vogël se 100 milion leke, e ndare kjo ndërmjet shoqërive te sigurimit anëtare te BSHS sipas përqindjes qe zë çdo shoqëri sigurimi ne Fondin e Kompensimit.

2. Byroja llogarit  Rezervën mbi Fondin e Kompensimit dhe njofton me shkrese çdo shoqëri sigurimi për vlerën qe duhet te mbaje si Rezerve mbi Fondin e Kompensimit. Me marrjen e njoftimit nga Byroja, çdo shoqëri sigurimi është e detyruar te krijoje dhe mbaje Rezervën mbi Fondin e Kompensimit ne llogarite e saj financiare, duke e pasqyruar atë rregullisht ne bilanc.

3. Në rast se Fondi i Kompensimit i parashikuar për vitin kalendarik rezulton i pamjaftueshëm për të kryer pagesat, shoqëritë e sigurimit financojnë shtesë të fondit të kompensimit. Shtesa e fondit të kompensimit  llogaritet  në të njëjtin raport që zë çdo Anëtar i Byrosë në fondin e kompensimit për vitin ushtrimor. Asambleja e Përgjithshme e Anëtareve miraton shumen e kontributit shtese për çdo shoqëri sigurimi anëtare te Byrosë dhe njofton  Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Te gjithë anëtaret ri financojne shtesën nga  Rezerva mbi Fondin e Kompensimit.

Neni 5
Administrimi i Fondit të Kompensimit.

1. Shoqëria e sigurimit anëtare e Byrosë dhe e autorizuar për pagesat e dëmeve, brenda datës 10 te çdo muaji duhet ti dërgoj Byrosë evidencën analitike për  dëmet e paguara nga Fondi i Kompensimit gjate muajit paraardhës si dhe  evidencën përmbledhëse mbi  dëmet  pezull të ndara këto  në dëme materiale dhe shëndetësore.
Ndërsa, Byroja brenda datës 30 te çdo muaji i dërgon të  gjithë anëtarëve një evidencë analitike për  dëmet totale te paguara nga Fondi i Kompensimit nga çdo njëra shoqëri si dhe evidencën përmbledhëse mbi  dëmet  pezull të ndara këto  në dëme materiale dhe shëndetësore.

2. Byroja, çdo tre muaj, bën rakordimin midis pagesave te kryera dhe detyrimit perkates te cdo shoqerie sigurimi per fondin e kompensimit dhe informon anëtarët lidhur me administrimin, financimin, gjendjen në fund të tremujorit dhe nevojat për  fond  shtesë.

3. Ne rast se ndonjë nga llogarite e Fondit te Kompensimit te Byrosë zerohet shoqëria e sigurimit e cila ka konsumuar gjendjen ne llogarinë e Fondit te Kompensimit njofton menjëherë Byronë për këtë qellim. Me marrjen e këtij njoftimi Byroja ndalon përkohësisht trajtimin e dëmeve nga kjo shoqëri dhe autorizon trajtimin e tyre nga shoqëria e sigurimit qe ka kontributin me te madh ne Fondin e Kompensimit.

4. Byroja ndjek procedurat për rimbursimin e dëmeve te paguara nga Fondi i Kompensimit. Çdo tre muaj Drejtori Ekzekutiv i Byrosë i raporton Mbledhjes se Përgjithshme te Anëtareve arkëtimet e bëra nga padite e kthimit (regresit). Arkëtimet e realizuara nga padite e kthimit (regresit) i shpërndahen anëtareve ne raport me përqindjen qe zinte çdo anëtar ne Fondin e Kompensimit ne vitin ne te cilin është paguar demi.

Neni 6
Pagesa e dëmeve nga Fondi i Kompensimit

1. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve te BSHS i delegon trajtimin dhe pagesën e dëmeve qe rrjedhin nga fondi i kompensimit shoqërive te sigurimit anëtare te saj. Shoqëritë e sigurimit do te jene te detyruara të trajtojnë dhe të paguajnë dëmin nga fondi i kompensimit për rastet e parashikuara ne nenin 29 pika 2 te ligjit nr. 10 076 datë 12.2.2009. Duke qene se shoqëria e sigurimit trajton dhe paguan dëme nga llogaria e fondit te kompensimit qe financohet nga ajo vete, shoqëria e sigurimit trajton dhe paguan dëme deri ne limitin e miratuar si Fond Kompensimi për vitin kalendarik.

2. Shoqëria e Sigurimit duhet te tregoj kujdes ne hapjen e praktikave te dëmeve ne konsiderate te evidentimit te dëmeve pezull dhe gjendjes se llogarisë se saj te Fondit te Kompensimit nga ku ajo kryen pagesat. Ne rast se shoqëria e sigurimit ka me shume dëme ne vlere se sa shuma e Fondit te Kompensimit qe ajo disponon, ajo njofton menjëherë Byronë, e cila autorizon një shoqëri tjetër sigurimi qe nuk e ka konsumuar Fondin e Kompensimit, qe te kryej pagesat e dëmeve, sipas sistemit te rotacionit duke filluar nga shoqëria qe zotëron përqindjen me te madhe ne tregun e sigurimeve motorike, e me radhe.

3. Praktikat e dëmeve objekt Fond Kompensimi, pas kompletimit me dokumentacionin e duhur ligjor, dërgohen për miratim ne komisionin e trajtimit te dëmeve pranë Byrosë. Çdo praktike demi duhet te këtë detyrimisht deklaratën e shkaktarit te demit kur ky jeton edhe ka zotësi juridike për te vepruar ne te kundërt merret dosja ne organet kompetente (Prokuroria).

4. Me miratimin e praktikes nga komisioni i trajtimit te dëmeve, Byroja brenda 5 ditëve kalendarike dërgon pranë shoqërisë se sigurimit vendimin e komisionit te trajtimit te dëmeve, fotokopje te dokumentacionit te praktikes dhe autorizimin për pagesën, dhe shoqeria e sigurimit ekzekuton pagesën, ne favor te palës te dëmtuar brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja e dokumentacionit. Vërtetimi i pagesës dhe i deklaratës te pranimit te vlerës te dëmshpërblimit i dërgohet Byrosë.  Byroja është e detyruar qe brenda 30 ditëve nga marrja e vërtetimit te pagesës dhe te deklaratës te pranimit te vlerës te dëmshpërblimit, te filloje procedurat ligjore për rimbursim.

5. Byroja mund te autorizoje shoqëritë e sigurimit për rimbursimin ne rruge jashtëgjyqësore te dëmeve te paguara.

6. Shoqëria e sigurimit anëtare e Byrosë qe rimburson demin e paguar nga Fondi i Kompensimit përfiton 30 % (tridhjete përqind) te vlerës te demit te rimbursuar. Çdo shoqëri sigurimi qe ekzekuton një rimbursim njofton menjëherë Byronë dhe transferon ne llogarinë e Fondit te Kompensimit pranë Byrosë 70% e shumes se rimbursuar. Këtë shume Byroja ua ndan shoqërive te sigurimit ne raport me kontributet ndërmjet tyre.

7. Për trajtimin e dëmeve çdo shoqëri sigurimi përfiton një tarife trajtimi ne vlerën
10 000 leke për dosje te trajtuar. Kjo vlere  zbritet nga Fondi i Kompensimit.

8. Pagesa e dëmeve, objekt Fond Kompensimi, kryhet nga shoqëria e sigurimit sipas kësaj rregulloreje dhe udhëzimeve te miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve te Byrosë.

9. Pagesa e dëmshpërblimit nga fondi i kompensimit bëhet vetëm për shuma, për të cilat i dëmtuari nuk ka mundësi të përfitojë nga sigurimet shoqërore ose nga ndonjë sigurues tjetër, me të cilin mund të ketë lidhur një kontratë sigurimi për të përfituar dëmshpërblim dhe brenda kufijve të përcaktuar në ligjin nr. 10 076, Dt. 12.02.2009.

10. Byroja, ne rastet kur pala e trete e dëmtuar qe perfiton nga fondi i kompensimit, nuk është klient i shoqërive te sigurimit, detyrohet te bej delegimin  për trajtim dhe pagese sipas sistemit te rotacionit duke filluar nga shoqëria qe zotëron përqindjen me te madhe ne tregun e sigurimeve motorike, e me radhe.

11. Ne rast se nje shoqeri sigurimi e autorizuar per trajtim dhe pagesë te dëmeve qe rrjedhin nga fondi i kompensimit nuk ekzekuton pagesen sipas procedures dhe afateve te percaktuara ne piken 4 te nenit 6 te kesaj rregulloreje, Asambleja e Pergjithshme e Anetareve te Byrose i heq te drejten e trajtimit dhe pageses nga Fondi i Kompensimit kesaj shoqerie sigurimi per nje periudhe tre vjecare.
 
Neni 7
Te ndryshme mbi Fondin e Kompensimit ne mbyllje te vitit financiar

1. Ne fund te çdo periudhe financiare (31 Dhjetor) hartohet bilanci i gjendjes se fondit te kompensimit dhe pasqyra e kontributeve dhe pagesave te tij.

2. Ne fund te çdo vit financiar (gjendja financiare si me 31 Dhjetor) Fondi i Kompensimit duhet te mbyllet teorikisht. Tepricat ne llogarite e Fondit te Kompensimit si me date 31 Dhjetor te çdo viti, do te pasqyrohen ne bilancin e Byrosë si detyrime financiare ndaj shoqërive te sigurimit ne raport me përqindjet qe ato kane kontribuar ne Fondin e Kompensimit për vitin financiar ne fjale. Ne fillim te vitit financiar pasues Byroja do te autorizoje njohjen e këtyre detyrimeve si pjese te kontributit te shoqërive te sigurimit ne Fondin e Kompensimit për këtë vit pasues e llogaritur kjo ne raport me përqindjen e kontributit qe i përket çdo shoqëri sigurimi për këtë vit financiar.

3. Byroja, brenda datës 15.01 te çdo viti i dërgon shoqërisë se sigurimit qe ka trajtuar një praktike demi objekt te Fondit te Kompensimit, te gjitha praktikat e demit te cilat janë miratuar por nuk janë paguara deri me date 31.12. te çdo fund viti se bashku me vendimin e marre nga komisioni i trajtimit te dëmeve dhe autorizimin për pagese. Shoqëria e sigurimit është e detyruar te ekzekutoje pagesën, ne favor te palës se dëmtuar brenda afateve ligjore te përcaktuara.

Neni 8
Sanksione

Në rast se një anëtar nuk zbaton detyrimet e parashikuara ne kete Rregullore, Byroja njofton Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për vendosjen e sanksioneve sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni 9

Kjo Rregullore hyn ne fuqi ______________.

KRYETARI

Elisabeta Gjoni

 

A N E K S  NR. 1

i Rregullores “Per krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin  e Fondit te Kompensimit dhe kryerjen e pagesave te demeve”

Vlerësimi i Fondit të Kompensimit në celje të vitit të ri financiar

  1. Komponentët e Fondit të Kompensimit
    • Provigjoni për dëmet e ndodhura në vitet e mëparshme që mbulohen nga Fondi i Kompensimit
    • Vlerësimi kontributin që i takon vitit aktual
  • Komente per vleresimin e komponenteve
    • Provigjoni për dëmet e ndodhura në vitet e mëparshme që mbulohen nga Fondi i Kompensimit:
  • Për dëmet e ndodhura dhe të raportuara, provigjoni mund të llogaritet mbi bazën e rasteve të dëmeve pezull, sipas llogaritjeve të kryera nga vlerësues të licensuar të dëmeve;
  • provigjone për dëme që janë raportuar, por rezerva e të cilëve mund të rritet.
    • Provigjoni për dëmet e ndodhura dhe të paraportuara.

Në këtë seksion përfshihen provigjone për dëme që mund të kenë ndodhur në periudhat e mëparshme, por nuk janë raportuar ende.

Metodologjia per llogaritjen e tyre i referohet sjelljes së përgjithshme të tregut (metodologjisë së llogaritjes nga shoqëritë). Mund të zbatohen koeficientë të ngjashëm me ata që rezultojnë nga llogaritjet e shoqërive, ose mund të bëhen vlerësime të vecanta aktuariale.

    •  Vlerësimi për kontributin që i takon vitit aktual

Kontributi që i takon vitit aktual duhet të jetë në masë të tillë që të përballojë dëmet që pritet të ndodhin gjatë vitit aktual dhe që duhet të përballohen nga fondi i kompensimit

Vlerësimi për këtë kontribut, sërish bëhet mbi baza aktuariale, mbështetur në të dhëna mbi mjetet e pasiguruara në treg, tendenca të fundit mbi luhatjen e numrit të pasiguruarve dhe detaje që lidhen  me to (nëse ka, si psh cila është kategoria që ka më tepër mjete të pasiguruara).

Zakonisht, vlerësimet për masën e kontributit shprehen në përqindje ndaj primeve të sigurimit. Qasje mund të bëhet edhe (i) me ngarkesën që i është vënë primit për llogari të fondit të kompensimit dhe (ii) raportit të vlerësuar të humbjeve.
Komente të mëtejshme:
Axhustime mund të kryhen në vlerësimet për pikat 2.1., 2.2, dhe 2.3 gjatë vitit , në rast se fondet gjykohen të pamjaftueshme për të përballuar pagesat gjatë vitit.

Rillogaritja e tre komponentëve duhet të jetë kryer para fillimit të vitit financiar.
Pas rillogaritjes së komponentëve 2.1 dhe 2.2. ne total per tregun, ndarja sipas shoqërive duhet të bëhet sipas përqindjeve përkatëse  ne treg për cdo vit të cilit i takojnë provigjonet (kur ka ndodhur demi)