KARTA E KORRESPONDENTIT

 

KAPITULLI 1:            KUSHTET SIPAS TE CILAVE B.SH.S. JEP, REFUZON APO TËRHEQ APROVIMIN E NJË KORRESPONDENTI

 

1.1 Si mund të bëhesh korrespondent i një kompanie të huaj sigurimi në Shqipëri?

      • Cilat  subjekte mund të pranohen si korrespondentë ne Shqipëri?

Byroja Shqiptare pranon si korrespondent:

  • Kompanitë  Sigurimit.
  • Struktura të specializuara për trajtimin e dëmeve.

Aprovimi do të jepet si një e drejtë, kur kërkohet në emër të një anëtari të një Byroje tjetër, për çfarëdo strukture (degë lokale apo zyrë përfaqësimi) të këtij Anëtari në Shqipëri, me kusht që të jetë autorizuar të kryej sigurime  motorike për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta.

Në të gjitha rastet, kërkesa për emërimin e një korrespondenti duhet të bëhet në përputhje me proçedurat e përcaktuara në Seksionin 1.2 të këtij dokumenti. Byroja Shqiptare duhet të dërgojë aprovimin e saj dhe datën e aktivizimit tek korrespondenti.

      • Kushtet sipas të cilave mund të aprovohet korrespondenti i një kompanie të huaj sigurimi.

 Kërkesat e Byrosë Shqiptare

Kërkesa për aprovim do të shoqërohet nga dokumentat e mëposhtme:
-   Statuti;
-   Numri i trajtuesve të dëmeve;
-   Aftësitë e trajtuesve të dëmeve (liçensa e marrë nga AMF si vlerësues i dëmeve
    shëndetësore dhe materiale);
-   Kapaciteti për të trajtuar dëmet,  rrjeti i ekspertëve;
-   Garanci financiare (konfermë bankare), që ka mjetet e nevojshme financiare për të kompensuar
    viktimën, pa pritur paratë nga siguruesi;
-  Aksesi ndaj informacion (web page);

 

1.2 Procedurat që duhet të ndjekë kompania e huaj e sigurimit, për aprovimin e korrespondentit të saj në një nga vendet e sistemit të Kartonit jeshil. 

      • Proçedurat

Çdo kërkesë për aprovimin e një korrespondenti duhet të dërgohet te Byroja në të cilën Siguruesi që bën kërkesën është anëtar.  Kjo kërkesë duhet të shoqërohet me një dokument që korrespondenti i propozuar është dakort  me aprovimin e kërkuar. Kjo kërkesë duhet të dërgohet nga Byroja  në të cilën është anëtar siguruesi që kërkon aprovimin, te Byroja Shqiptare.

      • Afati kohor

 

Byroja  Shqiptare, duhet të japë ose refuzojë aprovimin brënda një periudhe prej tre muajsh, nga data e kërkesës së Byrosë, anëtar  i së cilës është siguruesi që ka bërë kërkesën. Byroja Shqiptare duhet të dërgojë sa më shpejt që të jetë e mundur vendimin e saj, tek Byroja që ka bërë kërkesën.

      • Data e aktivizimit

 

Siguruesi që kërkon aprovimin e korrespondentit mund të kërkojë një datë aktivizimi. ( duke marrë në konsideratë kohën e mjaftueshme në dispozicion të Byrosë për të konsideruar kërkesën).
Byroja Shqiptare,  duhet ta pranojë këtë datë, me përjashtim të rasteve kur ka një arsye të justifikuar për të vendosur një datë tjetër. Byroja duhet të njoftojë vendimin e saj dhe datën e aktivizimit te Byroja që ka kërkuar aprovimin dhe te korrespondenti, sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se tre muaj nga data e marrjes së kërkesës.
Në rast se asnjë pergjigje nuk është marrë, aprovimi do të konsiderohet i dhënë  dhe do të hyjë në fuqi, në datën e mbarimit të këtij afati.

1.3 Aktivizimi

1.3.1. Në momentin që aprovimi është dhënë, korrespondenti ka kompetence ekskluzive të trajtojë dhe të paguajë dëmet që rezultojnë dhe/ose janë shkaktuar nga automjete të siguruara nga siguruesi që ka kërkuar aprovimin.
1.3.2. Në rast se Byroja Shqiptare është informuar për një aksident të ndodhur në Shqipëri, në të cilin është përfshirë një automjet i tillë (i siguruar nga siguruesi që ka kërkuar aprovimin), Byroja Shqiptare Sigurimit  duhet ta dërgojë këtë informacion tek korrespondenti, për veprim të mëtejshëm.
1.3.3. Në rast se Byroja Shqiptare Sigurimit ka marrë një kërkesë për dëmshpërblim të lindur nga një aksident , në të cilin është përfshirë një automjet i tillë ( i siguruar nga siguruesi që ka kërkuar aprovimin),  duhet ta dërgojë pa vonesë tek korrespondenti, në mënyrë që të trajtohet dhe të paguhet Konform Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove.
1.3.4. Data e cila do të merret në konsideratë për dërgimin e kërkesave për dëmshpërblim tek korrespondenti, do të jetë data e aksidentit.
 

    • Kushtet sipas të cilave BSHS mund të refuzojë aprovimin e një korrespondenti.

 

Në rast se kushtet e përmendura më lart (pika 1.1.2) nuk plotësohen Byroja Shqiptare ka të drejtë të refuzojë aprovimin e korrespondentit.
 Byroja mund të refuzojë aprovimin e tij, vetëm në rast se është e aftë të justifikojë që korrespondenti aktualisht nuk është në gjëndje të kryejë këtë funksion.

 

1.5 Anullimi i mandatit

      • Anullimi i marrëveshjes nga ana e siguruesit

 

Siguruesi i cili dëshiron të anullojë marrëveshjen e tij me korrespondentin duhet të informojë Byronë në të cilën ai është anëtar, për kërkesën e tij për anullimin e emërimit të Korrespondentit. Kjo Byro do të informojë Byronë Shqiptare e cila ka dhënë aprovimin e emërimit. Byroja Shqiptare do të njoftojë korrespondentin për datën e mbarimit të mandatit të tij. Megjithëse, përcaktimi i datës së anullimit të mandatit është kompetencë e Byrosë Shqiptare, Siguruesi mund të përcaktojë një  datë (duke marrë në konsideratë kohën e nevojshme që i duhet lënë në dispozicion Byrosë Shqiptare për vlerësimin e kërkesës). Byrotë duhet të respektojnë datën e kërkuar nga siguruesi, me përjashtim të rasteve kur ka arsye seriose dhe të justifuara për të vendosur një datë tjetër, veçfanërisht në kuadër të mbrojtjes së interesave të viktimave.
 

      • Anullimi i marrëveshjes nga ana e korrespondentit

rast se korrespondenti dëshiron të anullojë mandatin e tij me siguruesin e huaj i cili ka kërkuar aprovimin, duhet të informojë siguruesin dhe pastaj do të ndjekë proçedurat e përcaktuara në paragrafin 1.5.1, më sipër.
N.q.s, për arsye të jashtëzakonshme, nuk është e mundur të aplikohet kjo proçedure, korrespondenti do të njoftojë Byronë Shqiptare. Kjo e fundit do të informojë Byronë anëtar i së cilës është siguruesi. Korrespondenti mund të propozojë një datë anullimi, por nuk mund të bjeri  dakort me siguruesin që ka kërkuar aprovimin për këtë cështje. Byroja që ka dhënë aprovimin do të përcaktojë datën e anullimit, duke u nisur nga mbrojtja e interesave të viktimave.

 

      • Problematika e dosjeve në proçes

 

Pavarësisht nga marrëveshjet e vecanta ndërmjet siguruesit të huaj, korrespondentit të mëparshëm dhe korrespondentit të ri, të aprovuara nga Byroja që ka dhënë aprovimin, mosmarrëveshjet do të zgjidhen sipas rregullave të specifikuara në paragrafin 1.3.4 më lart.
N.q.s, nuk ka ndonjë problem, dhe kompania e huaj, korrespondenti i mëparshëm dhe korrespondenti i ri bien dakort, atëherë nuk ekziston asnjë pengesë, për të ndaluar korrespondentin e vjetër për të vazhduar trajtimin e dosjeve të vjetra.
N.q.s, provohet që interesat e viktimave nuk po mbrohen, Byroja do të marrë përsipër trajtimin dhe pagesën e dëmit nga korrespondenti.
Në rast të mosmarrëveshjeve, Byroja mund të ofrojë këshillim për palët e përfshira dhe ka të drejtë të propozojë një  marrëveshje të vecantë me qëllim mbrojtjen e interesave të viktimave.

    • Vendimi për tërheqjen e aprovimit nga Byroja e cila e ka dhënë atë.

 

Byroja Shqiptare mund të anullojë aprovimin e saj në qoftë se vërehet që korrespondenti, bën shkelje serioze dhe të përsëritura të Ligjit Shqiptar dhe Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove.
Procedura që aplikohet në këtë rast është e përcaktuar në Kapitullin 4, më poshtë.
Në raste emergjence, Byroja mund të anullojë aprovimin menjëherë, mbasi ka marrrë informacion nga siguruesi, të transmetuar nga Byroja e cila ka kërkuar aprovimin e korrespondentit.

1.7 Raste specifike: 

      • Bashkimi (përthithja) i një korrespondenti me një entitet tjetër.

 

Në raste të bashkimit të korrespondentit me një entitet tjetër, mandati i tij nuk do të anullohet.
Byroja Shqiptare e cila ka dhënë aprovimin, duhet të zbatojë vendimin e siguruesit të huaj që ka kërkuar aprovimn. Në rast se siguruesi kërkon anullimin e mandatit të tij me korrespondentin, kjo kërkesë do të transmetohet në përputhje me proçedurën e përcaktuar në paragrafin 1.5.1, si më lart.

      • Falimentimi dhe tërheqja e liçensës së korrespondentit

 N.q.s Byroja Shqiptare është informuar për ndryshime në situatën e korrespondentit,( në rast falimentimi ose tërheqje të licensës së korrespondentit) e cila mund të sjellë vështirësi në kompensimin e viktimave, ose mund të shkelë interesat e siguruesit të huaj, ajo duhet të informojë Byronë që ka kërkuar aprovimin.
Byroja Shqiptare mund të anullojë aprovimin në çdo datë të përshtatshme për mbrojtjen e interesave të viktimave dhe siguruesit të huaj.
Byroja do të propozojë, marrjen përsipër të dosjeve në proçes nga korrespondenti, me përjashtim të rasteve kur është gjetur një zgjidhje midis palëve, e cila është e favorshme për viktimat.
N.q.s, korrespondenti është autorizuar të vazhdojë aktivitetin e tij, ( p.sh. në rastet e transferimit të portofolit) korrespondenti mund të vazhdojë trajtimin e dosjeve në proçes, në rast se nuk ka ndonje rrezik për interesat e viktimave.

      • Rastet ku siguruesi i huaj i cili ka bërë kërkesën për emërim korrespondenti nuk është me anëtar i Byrosë (rastet e falimentimit, dhe rastet e parashikura në legjislacionin vendas sic është likuidimi i kompanisë, ose tërheqja e liçensës etj).

 N.q.s Byroja Shqiptare është informuar për ndryshime në situatën e siguruesit të huaj i cili ka bërë kërkesën për emërim korrespondenti, të cilat mund të sjellin vështirësi në kompensimin e viktimave dhe korrespondentit, ajo duhet të informojë menjëherë korrespondentin.

N.q.s Siguruesi i huaj nuk është më anëtar i Byrosë (rastet e falimentimit, dhe rastet e parashikura në legjislacionin vendas sic është likuidimi, ose tërheqja e liçensës, etj), mandati i korrespondentit do të anullohet, menjëherë nga Byroja Shqiptare, në momentin e marrjes së informacionit si më sipër.

      • Pezullimi nga Këshilli i Byrove, i Byrosë që ka kërkuar aprovimin e Korrespondentit.

Byroja Shqiptare do të vazhdojë të mbajë aprovimin e korrespondentit, sepse Byroja e pezulluar është garantuesi i dëmeve në proces të cilat kanë ndodhur para datës së pezullimit.
Siguruesi i huaj mbetet garantues n.q.s ndonjë nga makinat e tij të siguruara është përgjegjës për një aksident të ndodhur në vendin e Byrosë së pezulluar, në rast se kutia e tij në Karton Jeshil nuk është me kryq.
 

 

KAPITULLI 2:            TË DREJTAT DHE DETYRAT E KORRESPONDENTËVE

 

2.1 Autorizimi për trajtimin dhe pagesën e dëmeve në emër të Byrosë  

Byroja mbetet garantuesi i fundit i kompensimit të viktimave dhe autorizon korrespondentët të trajtojnë dhe të paguajnë dëmet sipas disa kushteve.
Byroja autorizon korrespondentët të trajtojnë dhe të paguajnë dëmet, në emër të saj, për kërkesat për dëmshpërblim për përgjegjësinë civile, që rrjedhin nga përdorimi i mjeteve motorike të mbuluara me Karton Jeshil. Autorizimi i jepet korrespondentit në mënyrë strikte, me kushtin që ai nuk do të pranojë të menaxhojë ndonjë kërkesë për dëmshpërblim, nga ndonjë sigurues i huaj tjetër përvec atyre të listuara nga Byroja.  

2.2 Rastet e delegemit (Outsourcing)

Në raste të vecanta, dhe mbasi të ketë një marrëveshje me shkrim nga siguruesi i huaj, që ka kërkuar aprovimin, korrespondenti mund të autorizojë delegimin e trajtimit të dëmeve një Anëtari të Byrosë ose një strukture të specializuar për trajtimin e dëmeve, e krijuar në atë shtet, me përjashtim të rasteve kur është e ndaluar nga legjislacioni vendas i vendit ku aksidenti ka ndodhur.
Nënkontraktuesi merr përsipër të respektojë Rregulloren e Brendshme të Këshillit të Byrove, legjislacionin vendas dhe rregullat e tjera të vendosura nga Byroja si dhe të gjitha detyrimet e aplikueshme për korrespondentin.
Gjithashtu duhet që në të gjitha korrespondencat të japë të dhëna për emrin e korrespondentit dhe kodin e Kartonit Jeshil të siguruesit të huaj, duke specifikuar që ai trajton dëmet në emër të tij.
Korrespondenti është ligjërisht dhe financiarisht përgjegjës për dosjet që menaxhohen nga nënkontraktuesi, dhe garanton pagesën e të gjitha shumave që nuk janë paguar nga korrespondenti pavarësisht detyrimit të tij për pagim.
Korrespondenti dhe nënkontraktuesi do të caktojnë një person kontakti për byronë për të zgjidhur problemet e mundshme.

2.3 Vlefshmëria kohore e mandatit

Autorizimi i korrespondentit për menaxhimin e një dosje do hyj në fuqi, në momentin kur ekziston tregues i qartë për emrin e siguruesit të huaj.
Autorizimi do të përfundojë në rast se siguruesi i huaj, konteston mbulimin në sigurim (refuzim të konfirmimit të garancisë, përjashtime kontraktuale, likuidim, tërheqje e liçensës etj). Në këtë rast, korrespondenti duhet të njoftojë menjëherë Byronë, dhe të kthejë të gjithë dosjen te Byroja (me përjashtim të rasteve kur Byroja jep udhëzime të tjera).
Korrespondenti do të rimbursohet për çdo kosto të justifikuar emergjente, nga Byroja të cilës i është  kthyer dosja. Një kosto e tillë nuk do të përfshijë komisionet e trajtimit.

2.4 Të drejtat e Byrosë Shqiptare të Sigurimit

Byroja Shqiptare ka kompetencën të vendosë për çdo çështje që lidhet me interpretimin e ligjeve të aplikueshme për aksidentin në Shqipëri, edhe në rastet kur i referohet ligjit të ndonjë vendi tjetër. Por Byroja Shqiptare  mund të delegojë përfaqësimin e saj te korrespondenti, për të vendosur për çdo çështje që lidhet me interpretimin e ligjit të aplikueshëm në vendin përkatës.
Byroja mund, në çdo kohë të marrë trajtimin dhe pagesën e një dëmi nga korrespondenti pa pasur detyrimin që të justifikojë vendimin e saj.

2.5 Detyrimet e Byrosë Shqiptare të Sigurimit

Me marrjen e një kërkese për dëmshpërbilim, në rrethanat e përshkruara në paragrafin1.3.3 si më lart, n.q.s korrespondenti i siguruesit është aprovuar, Byroja dërgon menjëherë kërkesën për dëmshpërblim tek korrespondenti.

2.6 Detyrimet e Korrespondentit

      • Detyrime të përgjithëshme

 

Korrespondenti merr përsipër të trajtojë dhe të paguajë në Shqipëri, kërkesat për dëmshpërblimim për të cilat ai është autorizuar.
Korrespondenti merr përsipër të marrë konfirmimin e mbulimit në sigurim, sa më shpejt të jetë e mundur nga siguruesi i cili ka kërkuar emërimin e tij.
N.q.s, Siguruesi i huaj nuk i përgjigjet kërkesës së korrespondentit në lidhje me mbulimin në sigurim në kohën e duhur, atëherë nga pikëpamja e detyrimeve ligjore të lidhura të Byrosë, korrespondenti do ti drejtohet Byrosë Shqiptare dhe të kërkojë ndihmën e saj për të marrë përgjigjen e nevojshme nga siguruesi i huaj.
Korrespondenti do të trajtojë të gjitha dëmet në përputhje me parashikmet ligjore dhe rregullatore  të aplikueshme në Shqipëri, në lidhje me përgjegjësinë, kompensimin e palës së tretë dhe sigurimet e detyrueshme motorike. Korrespondenti duhet të trajtojë të gjitha dëmet e lindura nga aksidente të ndodhura në Shqipëri, ku janë përfshirë automjete të siguruara nga siguruesi i huaj që ka kërkuar aprovimin, në emër të Byrosë Shqiptare.

      • Oferta ndaj palës së dëmtuar

 

Korrespondenti  duhet të bëjë një ofertë  të arsyeshme për kompensim palës së dëmtuar ose të japë një përgjigje të arsyeshme në rastet kur përgjegjësia refuzohet ose nuk është e përcaktuar qartë ose dëmi nuk është përcaktur plotësisht për viktimën, në përputhje me ligjin e aplikueshëm për aksidentin.N.q.s, kërkesa për dëmshpërblim nuk është trajtuar nga korrespondenti konform parashikimeve  të paragrafit të parë të Nenit 4.4 të Rregullores së Brendshme, dhe si rezultat i kësaj,   Byroja Shqiptare është e detyruar të paguajë sanksione të parashikuara nga legjislacioni shqiptar, atëhere korrespondenti është i detyruar tia rimbursojë këto shpenzime Byrosë.
Vëmëndje duhet ti kushtohet nga siguruesi dhe korrespondenti, përfshirjes në marrëveshjet midis tyre të parashikimeve që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e tyre respektive, që lidhen me proçedurat e ofertës ndaj palës së dëmtuar.

      • Detyrimi në rastet e proçeseve gjyqësore

 Korrespondenti  në kapacitetin e tij si përfaqësues i Byrosë Shqiptare ose si përfaqësues i siguruesit të huaj që e ka emëruar atë,  nuk duhet të marrë ndonjë autorizim ad litem, që bën atë palë në proçes dhe mbi bazën e të cilit ai mund të paditet në gjyq.

Në rast se një padi është bëre, ndaj korrespondentit në emrin e tij, fillimisht duhet të ngrejë çështjen e mungesës së kapacitetit të tij dhe menjëherë duhet të njoftojë Byronë Shqiptare.

Pala e tretë, gjithmonë ka të drejtë të hedhë në gjyq direkt siguruesin e huaj, i cili ka kërkuar aprovimin e korrespondentit. Korrespondenti nuk mund të ngrejë cëshjen si të papritur të kësaj kërkesë padie, n.q.s ka qenë në dijeni të qëllimit të palës së tretë për të vepruar kështu.
Megjithatë, korrespondenti mund të mbrojë në gjykatë Byronë në rast se është autorizuar të veprojë kështu, të mbrojë siguruesin e huaj dhe personin e siguruar me emrat e tyre respektivë përpara gjykatës, pa u bashkuar në proçedurat gjyqësore, ose pa vepruar në emrin e tij (korrespondentit) në mënyrë që të parandalojë ndonjë vendim gjyqi kundër vetë korrespondentit.

Korrespondenti merr përsipër që sistematiksht të informojë Byronë Shqiptare, për progresin e çështjeve gjyqësore.

      • Detyrimi i informimit ndaj Byrosë

 Byroja Shqiptare duhet të informohet për ndonjë rrezik financiar të mundshëm dhe ndonjë vështirësi që mund të lindë në trajtimin e dëmeve.
Në mënyrë që të sigurojë të dhënat e nevojshme statistikore të kërkuara nga Këshilli i Byrove çdo vit, në rast se ndonjë person ose organizëm, (përvec Byrosë) i dërgon direkt kërkesat për dëmshpërblim te korrespondenti, ky i fundit merr përsipër të njoftojë Byronë Shqiptare. Dëmet materiale do të listohen më vete, nga dëmet shëndetësore  dhe të specfikuara sipas vendeve ku mjetet janë të siguruara me Karton Jeshil.

      • Detyrimi i informimit të siguruesit nga korrespondenti i tij

 Korrespondenti merr përsipër të informojë siguruesin e huaj, që ka lëshuar kartonin jeshil, sa më shpejt që të jetë e mundur, për rezervën e dëmit, me një ndarje në dëme materiale dhe dëme shëndetësore.
N.q.s korrespondenti gjatë trajtimit të dëmit, merr informacion shtesë që mund të modifikojë rezervën e mëparshme, duhet të informojë siguruesin e huaj pa vonesë. Parashikimi për një informim të tillë nuk duhet të vonojë pagesën e dëmit.

2.7 Liria e zgjedhjes në lidhje me kushtet e rimbursimit dhe komisionet e shërbimit

Korrespondenti mund të bjerë dakort me siguruesin e huaj që ka kërkuar aprovimin e tij, për kushtet e rimbursimit të shumave të paguara palëve të dëmtuara, si dhe për llogaritjen e komsisonit të trajtimit. Megjithatë, në rast se Byrosë i kërkohet të veprojë në emër të korrespondentit, rregullat e parashikuara në Nenin 5 të Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove do të aplikohen, dhe në asnjë rast kushtet e rëna dakort midis Korrespondentit dhe Siguruesit të huaj nuk do të jenë detyruese. Korrespondenti duhet të informojë Byronë Shqiptare për çdo vështirësi që mund ti lindë në marrjen e rimbursimit të kompensimit, pa vonesë.

    • Mos-rimbursimi i korrespondentit

Korrespondenti mund të marrë shumat e paguara për siguruesin e huaj që e ka emëruar atë, nga Byroja Shqiptare, në rast se nuk ka mundur të bëjë rimbursimin e këtyre shumave.
Kërkesa duhet të adresohet te Byroja Shqiptare, brënda një periudhe maksimale, prej një viti nga data e pagesës së fundit që ai ka bërë në favor të palës së dëmtuar.
Byroja do të rimbursojë korrespondentin për kostot dhe shpenzimet e kryera për kompensimin e palëve të dëmtuara, duke përfshirë këtu komisionin e trajtimit dhe interesin për vonesë në përputhje me kushtet e vendosura në Nenin 5 të Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove.
Megjithatë, komisioni i trajtimit i kërkuar si dhe interesi për vonesë, nuk duhet të tejkalojë parashikimet e nenit 5.1.3 dhe 5.2 të Rregullores së Brendshme. Komisioni i trajtimit dhe interesi për vonesë do ti rimbursohet korrespondentit nga Byroja Shqiptare, e cila ka dërguar kërkesën për rimbursim në përputhje me nenin 5 të Rregullores së Brendshme, mbasi këto shuma janë marrë nga Byroja anëtar i së cilës është siguruesi. Para se të paguajë këto kosto dhe shpenzime Byroja Shqiptare duhet të sigurohet që pagesat janë bërë në perputhje me nenin 4.4 të Rregullores së Brendshme.  

KAPITULLI 3:            AUDIMI I KORRESPONDENTIT

 

Byroja Shqiptare mund të analizojë përformancën e biznesit të korrespondentit  në mënyrë që te sigurojë mbarëvajtjen e operimit të sistemit të Kartonit Jeshil. Në këtë rast Byroja Shqiptare, nuk duhet të zbulojë asnjë informacion konfidencial dhe ndonjë çështje sensitive, për të cilën ështe vënë në dijeni gjatë auditimit.
 


KAPITULLI 4:            SANKSIONET

Në rast të shkeljeve të rënda të detyrimeve, në zbatim të Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove dhe Ligjit Shqiptar “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” Byroja Shqiptare, ka të drejtë të informojë menjëherë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, i cili  aplikon sanksionet e parashikuara  në ligj për këto shkelje.