Instruksione në rast aksidenti jashtë territorit të Shqipërisë:


  • Në rast se, ju përfshiheni në një aksident jashtë territorit shqiptar, j’u lutemi që të kontaktoni me Byronë e shtetit në të cilin ndodheni, për të marrë udhëzimet e mëtejshme. Pika e kontaktit për informacion për çdo Byro që operon me Sistemin e Kartonit Jeshil, gjëndet në faqen e pasme të Kartonit tuaj Jeshil.

 

  • Sigurohuni që t’i kërkoni shoferit të huaj që të plotësojë Deklaratën Miqësore të  fakteve, edhe nëse Policia Rrugore nuk është thirrur për të raportuar ngjarjen. Ka shumë mundësi që ai të ketë një dokument të ngjashëm në gjuhën e tij. Kjo deklaratë miqësore faktesh do tju ndihmojë në zgjidhjen e aksidentit.

 

  • Në rastin kur ju jeni përgjegjës për aksidentin, sigurohuni që t’i dorëzoni shoferit tjetër një kopje të kartonit tuaj jeshil ose të kontratës së sigurimit dhe të kontaktoni me kompaninë tuaj të sigurimit ose Byronë e shtetit ku ndodheni, me qëllim që të deklaroni aksidentin e ndodhur.

 

  • Në rastin kur ju nuk jeni përgjegjës për aksidentin, dhe kërkoni kompensim, sigurohuni që të mbani shënim të dhënat e mbulimit në sigurim të mjetit të përfshirë në aksident dhe t’i kërkoni shoferit tjetër të plotësojë një deklaratë dhe t’ia dërgojë kompanisë së sigurimit, ku ai është i siguruar. Ju duhet të kontaktoni me kompaninë e sigurimit ku është siguruar shoferi tjetër për të kërkuar kompensimin, nëse makina juaj duhet të riparohet jashtë shtetit.