Instruksione në rast aksidenti :

I nderuar Klient, Ju falenderojmë që keni hyrë faqen tonë të internetit.

Ju kujtojmë të :

  1. MOS UDHËTONI ME AUTOMJET TË PASIGURUAR
  2. TË ZBATONI GJITHMONË RREGULLAT E QARKULLIMIT KUR UDHËTONI ME MJETIN TUAJ
  3. TË MBANI GJITHMONË ME VETE TË GJITHË DOKUMENTAT E MJETIT, PËRFSHIRË KËTU DHE POLICËN E SIGURIMIT

Në rast se përfshiheni në një aksident automoblistik, ja çfare duhet të bëni:
1. Të ndihmoni personat e plagosur dhe të njoftoni policinë.
2. Të siguroni numrat e targave, adresat e drejtuesve të tjerë,dëshmitarëve dhe të personave të përfshirë në aksident.
3. Të bëni skicën e përafërt të skenës së aksidentit duke treguar pozicionin e automjeteve dhe hollësi të tjera.
4. Mos merrni përsipër përgjegjësinë për Rastin e Sigurimit nëse nuk jeni të bindur për të.
5. Njoftoni degën më afërt të shoqërisë së Sigurimit brenda 3 ditëve nga momenti i ndodhjes së aksidentit.
6. Merrni një kopje të proçes- verbalit të policisë.
7. Kërkojini shkaktarit të dëmit plotësimin e Vërtetimit Miqësor të ngjarjes – Njoftim i rastit të sigurimit
8. Mos riparo mjetin pa njoftuar dhe marrë miratimin e shoqërisë ku je i siguruar.
9. Nëse shkaktari i dëmit është i pasiguruar apo është i siguruar me Karton jeshil, praktika e dëmit trajtohet nga Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Dokumentacioni i dosjes së dëmit që rrjedh nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm të
përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëme që u shkaktohen palëve të treta nga
përdorimi i këtij mjeti përmban dokumenta të përgjithshme dhe dokumenta specifike të
ndara:
a. për dëme shëndetësore;
b. për dëme materiale;
c. për dëme jopasurore.

 Dokumentat për dëme shëndetësore
Dokumentat për dëmet shëndetësore ndahen si më poshtë:

1. Dokumenta të Përgjithshme:
a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim e regjistruar
pranë shoqërisë së sigurimit;
b. Konfirmimi i mbulimit në sigurim nga shoqëria e sigurimit, të mjetit
shkaktar të dëmit;

c. Formulari i Vertetimit miqësor të ngjarjes;
d. Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen;
e. Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje
dhe/ose plagosje të rënda;
f. Vendimi i formës së prerë i Gjykatës për përgjegjësitë në aksident, kur
njëri nga drejtuesit e mjeteve motorike të përfshirë në aksident rezulton
me vdekje ose plagosje të rëndë, ose vëndimi i prokurorisë kur cështja
është pushuar.

2. Dokumentat specifike
a. Çertifikata familjarë dhe Letër Njoftimi / ID;
b. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit;

3. Për dëme shëndetësore me pasojë vdekje, përvec atyre të parashikuara në pikën 1
dhe 2  do të përfshihen edhe dokumentat e mëposhtëme:
a. Skeda e vdekjes
b. Çertifikata e vdekjes
c. Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtareve të të ndjerit.

4. Për dëme shëndetësore me paaftësi të përhershmepërvec atyre të parashikuara në
pikën 1 dhe 2 do të përfshihen edhe dokumentat e mëposhtme:
a. Raporti i paaftësisë së përhershme për punë i cili duhet të shprehë në
përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar në tabelën “Shkalla e
humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”;
b. Radiografi/ Skaner/ Rezonancë manjetike/epikrizë/anamezë, fletështrimi
dhe fletëdalja nga spitali dhe cdo dokument tjetër që ndihmon në
vlerësimin e dëmit i lëshuar nga organet kompetente.

5. Për dëme shëndetësore me paaftësi të përkohëshmepërvec atyre të parashikuara
në pikën 1 dhe 2 do të përfshihet edhe raporti i paaftësisë së
përkohëshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi
kompetent.

 

 

 

Dokumentat për dëme materiale
Dokumentat për dëmet materiale ndahen si më poshtë:

  1. Dokumenta të Përgjithshme:

a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim e regjistruar
pranë shoqërisë së sigurimit;

b. Konfirmimi i mbulimit në sigurim nga shoqëria e sigurimit, të mjetit
shkaktar të dëmit;
 

c. Formulari i Vërtetimit miqësor të ngjarjes;

d. Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen;
 
e. Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje
dhe/ose plagosje të rënda;

f. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur
njëri nga drejtuesit e mjeteve motorike të përfshirë në aksident rezulton
me vdekje ose plagosje të rënde), ose vëndimi i prokurorisë kur cështja
është pushuar.

  1. Dokumentat specifike

 

a. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar;

b. Akt ekspertimi i demit:

c. Foto të mjetit shkaktar të dëmit.

d. Foto të mjetit ose objektit të dëmtuar;

 

Shpresojmë t’ju kemi ardhur në ndihmë me instruksionet e mësipërme.