Funksionet e Byrosë :

Byrotë  dhe Shoqëritë  e Sigurimit të cilat janë anëtare të tyre dhe që janë të liçencuara të lëshojnë një policë sigurimi që mbulon përgjegjësinë ndaj palës së tretë, përbëjnë bazat e Sistemit të Kartonit Jeshil. Byrotë furnizojnë anëtarët e tyre me Karton Jeshil dhe garantojnë dëmshpërblimin e drejtë të palëve të treta të dëmtuara. Byrotë ndahen në Byro Paguese dhe Byro Trajtuese. Ekzistenca e një police sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në vëndin ku ndodh aksidenti, është një kusht i domosdoshëm. Ekzistenca e Kartonit jeshil i ndihmon automobilistët në rast aksidenti në çdo vend të Sistemit të Kartonit Jeshil sepse mbulimi i tyre në sigurim dhe Kompania e Sigurimit që ka lëshuar policën mund të përcaktohet lehtësisht, dhe si pasojë, pagesa e dëmshpërblimit të palës së dëmtuar mund të bëhet pa ndonjë vonesë.

  • Byroja Paguese: Është ajo Byro që është plotësisht përgjegjëse për kartonat jeshil që anëtarët e saj (kompanitë e sigurimit) i lëshojnë klientëve të tyre. Ajo garanton mbulimin në sigurim  në përputhje me legjislacionin në fuqi, të vëndit ku ndodh aksidenti ,edhe në rastet kur siguruesi nuk ka mundësi pagese.

  • Byroja Trajtuese: Është Byroja e vëndit ku ka ndodhur aksidenti. Kjo byro është e detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim pasi ka ndodhur një aksident në vëndin e saj,i  cili mbulohet nga një Karton Jeshil i një Byroje tjetër. Byroja trajtuese duhet ta trajtojë kërkesën për dëmshpërblim ,në të njëjtën mënyrë si të ishte një policë e lëshuar nga vetë kjo Byro. Kjo do të thotë që Byroja Trajtuese vepron në të njëjtën mënyrë si vepron cdo Shoqëri Sigurimi në vëndin e saj. Ajo pranon deklaratat, dokumentat ligjore,thirjet në proceset gjyqësore lidhur me aksidentin, bën investigimin e ngjarjes dhe paguan palën e dëmtuar. Por, gjithashtu byroja trajtuese ka për detyrë të mbrojë interesat e siguruesit të huaj që ka lëshuar kartonin jeshil , në të njëjtën mënyrë sikur vetë kjo byro ta ketë lëshuar këtë karton jeshil, duke u bazuar në faktin që kartoni jeshil është i vlefshëm dhe mbulon datën e aksidentit.