Përshkrimi i Kartonit Jeshil

I. Formati
Formati i Kartonit Jeshil sugjerohet nga Këshilli i Byrove dhe më pas miratohet nga Grupi i Punës i Transportit Rrugor i Komisionit Ekonomik Europian të Organizatës së Kombeve të Bashkuara..
Çdo ndryshim i Kartonit Jeshil duhet të miratohet paraprakisht nga Grupi i Punës i Transportit Rrugor.
Të gjithë Kartonat Jeshil duhet të përputhen  saktësisht me formatin e rënë dakord dhe asnjë informacion tjetër nuk duhet të shfaqet në këtë dokument.


II. Shënime të përgjithshme në Kartonat Jeshil
Kartoni Jeshil mund të lëshohet vetëm nga një Sigurues i Emëruar, i cili është i autorizuar për të lëshuar Kartonin Jeshil nga Autoriteti i Byrosë Kombëtare. Siguruesit ftohen të ndjekin udhëzimet e siguruara nga Byroja Kombëtare përkatëse, përsa i përket prodhimit të kartonit jeshil.  
Të gjithë kartonat jeshil duhet të përputhen me specimenin e caktuar nga Komisioni Ekonomik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Europën.
Gjuha që duhet të përdoret në kartonin jeshil është gjuha zyrtare e Shtetit të Byrosë që lëshon Kartonin Jeshil së bashku me titullin e dokumentit që duhet të shprehet si shtesë në gjuhën angleze dhe franceze( dy gjuhët zyrtare të Këshillit të Byrove), dhe ashtu si specifikohet në Nenin 14, Aneksi 1, i Rezolutës së Konsoliduar të Rishikuar për Lehtësimin e Transportit Rrugor, miratuar nga Komisioni Ekonomik i  Kombeve të Bashkuara për Europën, në Shkurt 2004, në Gjenevë.
Përmasat e Kartonit Jeshil mund të zgjidhen nga Byroja përkatëse, nëse të prodhohen në format A4 apo në një  format më të vogël. 
Në 1 Janar 2009 do të paraqitet një format i rishikuar i Kartonit Jeshil. Ky format i  ri është i detyrueshëm të zbatohet nga të gjithë Siguruesit dhe të gjitha Byrotë e autorizuara për të lëshuar Kartonin Jeshil, brënda vitit 2010. Kjo do të thotë që nga data 1 Janar 2009 deri në 31 Dhjetor 2010 (Periudha e Tranzicionit) policëmbajtësve mund t’u lëshohet ose formati i vjetër, ose formati i rishikuar i Kartonit Jeshil. Megjithatë, që nga data 1 Janar 2011 e në vijim, vetëm formati i rishikuar do të jetë  i detyrueshëm dhe do të lëshohet për policembajtësit.
Nëse Kartoni Jeshil lëshohet në formatin e vjetër dhe është i vlefshëm për një kohë më të gjatë se një vit( psh. 5 vjet ), brënda periudhës së tranzicionit ( nga data 1 Janar 2009 deri në datën 31 Dhjetor 2010), do të konsiderohet i vlefshëm për gjithe periudhën për të cilën është lëshuar, edhe pse vlefshmëria e tij e tejkalon periudhën dy vjeçare të tranzicionit. Megjithatë ,çdo Karton Jeshil që do të lëshohet me formatin e vjetër, pas datës 1 Janar 2011, nuk do të konsiderohet i vlefshëm.
Specimeni i bashkangjitur është vendosur vetëm për informacion. Në të jepen disa shpjegime për disa nga pjesët e vendosura mbi formatin e Kartonit Jeshil për të ndihmuar Byronë dhe Siguruesit që të kuptojnë se cili informacion është i detyrueshëm për tu vendosur në format dhe cili informacion është fakultativ. Këto shpjegime nuk përjashtojnë ndonjë shenjë sigurie shtesë, (psh. për të parandaluar falsifikimin e dokumentit.., etj), që mund të vendosen në Kartonin Jeshil me miratim të Byrosë. Veç kësaj,Këshilli i Byrove nuk ka të drejtë ti japë drejtpërsëdrejti Siguruesit një specimen të formatit të kartonit jeshil, një specimen të  tillë Siguruesi është i detyruar tia kërkojë Byrosë së tij përkatëse.
Një karton jeshil mund të lëshohet në format vertikal ose format horizontal.
Kur policëmbajtësi ka një rimorkio ose karavan të lidhur me mjetin e tij/saj fjalët ‘plus rimorkio’ ose ‘plus karavan’ mund të shtohen në paragrafin Nr.6 të Kartonit Jeshil ( kategoria e mjetit ), nëse ligji për sigurimin e detyrueshëm për përgjegjshmërinë ndaj palëve të treta i shtetit të vizituar nuk kërkon një Karton Jeshil të veçantë për të mbuluar rimorkiot dhe karavanët. 
Emërtimi i automjeteve ‘ shumëshërbime’ ( psh. Furgonat në Gjermani, automjetet e shërbimeve, makinat shtetërore, vagonat e palëvizshëm, etj..) në Kartonin Jeshil në hapësirën e kodit, lihen në zgjedhje të  çdo Siguruesi individual, i cili lëshon dokumentin.
Nëse një Sigurues nuk dëshiron që Kartoni i tij Jeshil të jetë i vlefshëm për disa shtete të caktuara, atëherë duhet të vendosë një kryq tek kutia që përmend Dokumentin e Qarkullimit Ndërkombëtar të atij shteti. Megjithatë, Kartonat Jeshil që lëshohen nga një nga Shtetet Pjestare të Zonës Ekonomike Europiane( ZEE ), duhet të mbulojnë të gjithë territorin  e ZEE-së (përfshirë këtu të gjitha Shtetet Pjestare). Në këtë rast, Siguruesi mund të heqë vetëm ato shtete që nuk janë pjesë e ZEE-së( por asnjë nga ato shtete që janë pjesë e ZEE-së)
Një karton jeshil konsiderohet i vlefshëm për të paktën 15 ditë nga data e fillimit. Sidoqoftë, edhe nëse një karton jeshil është lëshuar për një periudhë më të shkurtër, do të konsiderohet i vlefshëm për 15 ditë , nën garancinë e Byrosë që ka autorizuar lëshimin e kartonit jeshil.  
Si përfundim, ngjyra e Kartonit Jeshil është e detyrueshme të jetë Jeshile( por nuk ka standarte të aplikuara përsa i përket zgjedhjes së ngjyrës jeshile). Ka shumë nuanca të ngjyrës jeshile dhe nuk ekziston një rregull mbi zgjedhjen e cilës nuance të ngjyrës jeshile duhet përdorur, për sa kohë që dokumenti perceptohet si ngjyrë jeshile në tërësi.

III. Shënime specifike në formatin e ri të Kartonit Jeshil


   a) faqja e përparme

Faqja e parë paraqitet në 11 paragrafe, të cilat janë ndarë me numra për tu kuptuar më mirë.  
Logoja e  një Byroje në krye të dokumentit mund të paraqitet me mundësi zgjedhjeje për Byrotë . Shtimet në logo, fshirja e logos apo çdo ndryshim tjetër i mundshëm i logos së Byrosë nuk duhet të konsiderohet asnjëherë si një falsifikim i vetë Kartonit Jeshil.
Paragrafet në faqen e parë të kartonit jeshil janë të ndara në numra konsekuentë dhe të komentuara si në vijim:
 1. Titulli i dokumentit “ ÇERTIFIKATA NDERKOMBETARE E SIGURIMIT MOTORIK” është i detyrueshëm të shkruhet në gjuhën angleze dhe franceze dhe në gjuhën ose gjuhët e Byrosë përkatëse. Rendi i gjuhëve të përdorura për titullin e dokumentit lihet në zgjedhjen e çdo Byroje.  
2. Byroja që lëshon dokumentin përsëri duhet të tregohet ( në të njëjtën mënyrë si është bërë edhe tek formati i vjetër i Kartonit Jeshil).
3. Vlefshmëria e Kartonit është e detyrueshme të tregohet në format por mënyra e tregimit së periudhës së vlefshmërisë është me liri zgjedhjeje, si është rënë dakord nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Byrove , në vitin 1999. Viti i vlefshmërisë mund të shfaqet dy herë,ose me dy shifra ose me katër shifra.
 4. Identifikimi i Kartonit Jeshil duhet të vendoset në Kartonin Jeshil,si është rënë dakord me Vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove,në vitin 1999. Megjithatë, referenca e numrit serial dhe numrit të policës janë hequr. Shfaqja e “ Kodit të Vëndit/Kodit të Sigurimit/ Numrit” janë të detyrueshme. Mënyra se si do përdoret “Numri” si referencë e numrit të policës dhe numrit serial ose çdo numërimi tjetër mbetet nën kompetencën e çdo Byroje.
5. Targa ( numri i regjistrimit) përsëri duhet të tregohet( në të njëjtën mënyrë si është bërë në formatin e mëparshëm të Kartonit Jeshil).
6. dhe 7. Tani ekziston një ndarje midis këtij paragrafi që është “ kategoria e mjetit” dhe “ marka e mjetit” për një referencë më të saktë. Për “kategorinë e mjetit” është lënë një hapësirë më e vogël ( pasi duhet të vendoset vetëm një shkronjë), në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për paragrafin 7( pasi “marka e mjetit”mund të kërkojë më shumë hapësirë).

8. Paragrafi me inicialet e çdo shteti tani përfshihet për një kuptim më të mirë dhe për më shumë koherencë me pjesën tjetër të tekstit. Gjithashtu mban titullin: “VLEFSHMERIA TERRITORIALE”.   
9. Emri dhe adresa e Policëmbajtësit është e detyrueshme të shfaqet në Kartonin Jeshil,në të njëjtën mënyrë që tregohej tek formati i pëparshëm i Kartonit Jeshil.
10. Tani ka më shumë hapësirë në dispozicion për Siguruesin që lëshon Kartonin Jeshil, i cili:

    • Është i detyruar të shtojë emrin dhe adresën e tij/saj(informacion i detyrueshëm)
    • Por gjithashtu mund të shtojë logon, numrin e telefonit/faksit, faqen e internetit dhe adresën zyrtare të emailit( informacion fakultativ). Logoja mund të sigurojë mbrojtje nga falsifikimet. Shtimet, fshirja ose ndryshimet në logon e Siguruesit nuk mund të konsiderohen asnjëherë si falsifikim i vetë Kartonit Jeshil.

11. Përfundimisht, dokumenti duhet të firmoset nga Siguruesi( ndërsa firma e të Siguruarit nuk është më e domosdoshme).
Siguruesit tani i jepet mundësia të vendosë disa informacione të dobishme për Policëmbajtësin e tij/saj dhe Klientin në paragrafin përkatës të emërtuar informacion i dobishëm( fakultativ): si për shembull adresa e internetit, referenca për shërbime të tjera, këshilla të dobishme për proçedurat që duhen ndjekur në rast aksidenti…etj
Në fund të formatit, është një listë e përzgjedhur nga “ kategoria e mjetit ” në paragrafin 6 ,e cila do të jetë e njëjtë si më parë, më përjashtim të një kategorie të re mjetesh që do të emërtohet “ të tjera” , duke marë në konsideratë zhvillimin e vazhdueshëm teknik).

 

  b) Faqja e pasme

Faqja e pasme fillon me një “ shënim për të siguruarin”, që mbetet e pandryshuar. Formulimi që i referohet shënimeve që konstatojnë informacionin “( vetëm nëse sugjerohet ndryshe nga Siguruesi)”,  tani është fakultativ pasi mund të përdoret në çdo treg ose të hiqet fare.
Pastaj vjen pjesa “ Emrat dhe Adresat e Byrove

      • Përmëndja e të dhënave të plota të shtetit që drejtohen nga shkurtimet zyrtare të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën, mbetet një dispozitë e detyrueshme. 
      • Përdorimi i gjuhës për shtetin do të përcaktohet nga Byroja (psh gjuha kombëtare ose/dhe një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Byrove) dhe emërtimi i Byrosë (të dyja dispozita të detyrueshme) sipas Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove, të mbajtur në Oksford në vitin 1999,( domethënë “ të gjitha të dhënat në Kartonin Jeshil duhet të regjistrohen në alfabetin latin ,me mundësi zgjedhjeje, dhe nëse dëshirohet mund të regjistrohen të njëjtat të dhëna edhe në alfabete të tjera”. 
      • Çdo Informacion shtesë ( psh. Adresa, numri i telefonit/faksit, etj..) lihen fakultative dhe në dorë të zgjedhjes së Byrosë dhe Tregut .