FONDI I KOMPENSIMIT
Fondi i Kompensimit, është nje Fond i veçantë që krijohet për kompensimin e palëve të dëmtuara si pasojë e një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga një mjet motorik, ashtu siç përcaktohet nga Ligji mbi “Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit” nr. 10076 datë 12.02.2009, Kreu V, neni 45 si dhe Rregullores "Mbi krijimin, llogaritjen, financimin, administrimin e Fondit të Kompensimit dhe kryerjen e pagesave të dëmeve“ të miratuar me Vendim nr.22, datë 19.03.2010 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Ky Fond ka për qëllim, në përputhje me Legjslacionin në fuqi, kompensimin e palëve të dëmtuara si pasojë e një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga një mjet motorik i paidentifikuar ose i pasiguruar.
Në kuptim të këtij paragrafi, mjet i paidentifikuar do të konsiderohet mjeti motorik, nga përdorimi i të cilit është shkaktuar një dëm direkt në shëndetin ose pasurinë e palës së tretë, dhe që është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nga Fondi i Kompensimit do të paguhen edhe dëmet në rastin e ndërprerjes së veprimtarisë apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit. Palët e dëmtura në këto raste, duhet të drejtohen pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, nga ku do të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për proçedurën që duhet të ndiqet për dëmshpërblim. Kërkesa për dëmshpërblim dhe dokumentacioni i plotë lidhur me rastin, duhet të jetë në original dhe të dërgohet zyrtarisht pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, në adresën:
Rr. “Gjergj Fishta”, pall. Edil-AL-It, Kati II-të, Tiranë Shqipëri
Lajmet e fundit