Mariusz Wichtowski, Presidenti i Ri i Këshillit të Byrove

Në Mbledhjen e 44-të të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove në Stokolm të Suedisë në datën 27 Maj te vitit 2010, 45 Anëtarët e Sistemit të Kartonit Jeshil votuan për zgjedhjen e Presidentit të Ri , i cili do të drejtojë Këshillin e Byrove për 5 vitet në vijim. Pas një votimi të suksesshëm, Presidenti i Ri i Këshillit të Byrove u zgjodh Z. Mariusz W. Witchowski, Kryetari i Byrosë Polake që nga shtatori i vitit 2000.

Këshilli i Byrove është organizata që menaxhon Sistemin e Sigurimit Motorik Ndërkombëtar (Sistemi i Kartonit Jeshil) nën kujdesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Komisioni Ekonomik Europian). Nuk ekziston asnjë rrjet tjetër operativ, i cili mund të arrijë një sukses kaq të madh në sigurimin e mbështetjes për kompensimin e dëmeve që rrjedhin nga aksidentet e trafikut rrugor.

Zgjedhja e Mariusz W. Witchowski si President i Këshillit të Byrove, i cili ka qënë dhe është anëtar i disa Komiteteve të Këshillit të Byrove dhe Kryetari i Komitetit Monitorues, e bën atë personin e parë nga Europa Qëndrore dhe Lindore që zgjidhet në një pozicion me një përgjegjësi të tillë kyçe. Mariusz W. Witchowski, kur i kërkuan të prezantonte vizionin e tij për të ardhmen e Këshillit të Byrove gjatë presidencës së tij, shprehu dëshirën për të vlerësuar arritjet e mëparshme si një bazë e fortë për të përcaktuar dhe mbështetur synimet e ardhshme.

Puna e frytshme e realizuar nga paraardhësi i tij Ulf Blomgren, i cili manovroi lëvizjen e Këshillit të Byrove nga Londra në Bruksel, hapi rrugën për krijimin e qëndrës për trajtimin e praktikave me siguracion ndërkombëtar, dhe themeloi një administratë të vetme për Sistemin e Kartonit Jeshil dhe Trajtuesit Kombëtarë që aplikojnë Direktivën e Katërt të Sigurimit Motorik( Fondi i Kompensimit, Organet Trajtuese dhe Qëndrat e Informacionit), duhet vazhduar më tej.

Mariusz W. Witchowski, i cili vjen nga një vënd që ka hyrë në BE në vitin 2004, përfaqëson një zgjedhje të përshtatshme për të siguruar një përmirësim progresiv të efikasitetit të trajtimit të dëmeve që rrjedhin nga sigurimi MTPL ndërkombëtar.

Në programin e tij, Z. Mariusz W. Witchowski theksoi se mjedisi gjithmonë në ndryshim dhe besimi i tij duhet të jenë forca nxitëse për Këshillit të Byrove. Kjo do të përfshijë, përveç organizimit të frytshëm të punës, krijimin e një liste arbitrash për bashkëpunim të qetë midis Anëtarëve dhe një përforcim bashkëpunimi lidhur me mbrojtjen e vizitorëve nga vëndet që nuk janë pjesë e Zonës Ekonomike Europiane, falë përfitimeve nga eksperiencae fituar nga Direktiva e Katërt Motorike e Sigurimit.

Mariusz W. Witchowski, jurist me profesion, e filloi karierën e tij profesionale në Shtator të vitit 1979 në Degën e Poznanit të Shoqërisë së Sigurimit dhe Risigurimit WARTA, ku kishte titullin e Shefit të Departamentit të trajtimit të praktikave të Sistemit të Kartonit Jeshil dhe Sistemit të Kartonit Blu. Nga viti 1996 deri ne shtator të vitit 2000 punoi si Kryetar i Bordit Monitorues të Shoqatës së Siguruesve Polakë dhe nga viti 1996 deri në vitin 2005 ai ishte në të njëjtën kohë Anëtar dhe më pas Kryetar i Bordit Supervizues të Fondit të Garancisë. Mariusz W. Witchowski ka publikuar shumë artikuj lidhur me përgjegjësinë civile përsa i përket përdorimit të mjeteve motorike dhe ligjin mbi sigurimet në Poloni. Për shumë vite, ai gjithashtu ka patur një rol aktiv në procesin e legjislacionit, duke qënë Anëtar i Këshillit të Zhvillimit të Tregut Financiar , në varësi të Ministrisë së Financave të Republikës së Polonisë.